Italianët e zbulojnë kohën kur Zhegrova mund të transferohet në Milan!

  • 21 January 2019 - 12:06
Italianët e zbulojnë kohën kur Zhegrova mund të transferohet në Milan!

Gjiganti italian synon t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit kosovar gjatë janarit, por ta transferojë atë gjatë verës

Tashmë nuk është fshehtësi që Milani është i interesuar për Edon Zhegrovën.

Sipas mediave italiane, “Rossoneri” po mendojnë ta rinojnë ekipin dhe talenti kosovar është njëri prej objektivave të gjigantit italian.

“mondoprimavera.com” shkruan se klubi nga San Siro e ka ndërmend t’i sigurojë shërbimet e përfaqësuesit kosovar gjatë janarit, por ta lë atë të luajë në Belgjikë me Genkun deri në verë, për ta marrë më pas në Itali.

“Zhegrova është një futbollist i krahut të djathtë që luan në Genk, në klubin belg me të cilin i ka zhvilluar 11 ndeshje dhe ka realizuar 3 gola. Atë e quajnë ‘Messi i Kosovës’ për shkak të kapacitetit të tij që t’i kalojë kundërshtarët. Ai është lindur në vitin 1999 dhe duket se është afër Milanit për t’u transferuar gjatë verës”, shkruan mediumi italian.

Futbollisti kosovar kishte theksuar se për të është kënaqësi dhe privilegj kur dëgjon se klube të kalibrit të Milanit apo Barcelonës shprehin interesim për shërbimet e tij. 

(Kosova Sot)