Juventusi vazhdon ta përcjellë Marcelon

  • 21 January 2019 - 12:43
Juventusi vazhdon ta përcjellë Marcelon

Juventusi raportohet se është duke e përcjellë gjendjen e Marcelos, derisa Cristiano Ronaldo është i “obsesionuar” për ta sjellë ish-mikun e tij te Real Madrid në Torino

Sipas AS, Marcelo tani është “duke e marrë në konsideratë” largimin nga Madridi pasi që ka humbur vendin e tij para të riut Sergio Reguilon.

Gazeta shkruan që anësori i majtë ka një shoqëri të ngushtë dhe flet rregullisht me Ronaldon, i cili “nuk ka ndaluar të përpiqet” që të bindë brazilianin që të bashkohet me të në Juve.

Thuhet se Marcelo ka “shprehur dëshirën e tij të largohet” duke shtyrë përpara transferin e tij, njësoj sikurse kishte bërë Ronaldo verën e kaluar.

Pavarësisht kësaj, Bianconeri e ka konsideruar Marcelon si opsion të mirë dhe e “konsideron atë një top lojtar që mund ta ngrit nivelin e skuadrës”, pavarësisht se Alex Sandro ka nënshkruar kontratë të re me ta muajin e kaluar. 

(Kosova Sot)