Formacionet e mundshme Juventus-Chievo

  • 21 January 2019 - 12:44
Formacionet e mundshme Juventus-Chievo

Juventusi mund të paraqitet me një formacion të ndryshëm kundër Chievos në ndeshjen e Serie A këtë mbrëmje

Sipas ItaSportPress, Matia Perin pritet që të startojë në golë, me Mattia De Sciglio dhe Daniele Rugani që do të startojnë në mbrojtje.

Pak me lart, në mesfushë, pritet që të startojnë Emre Can dhe Sami Khedira që do ti bashkohet Blaise Matuidi në mesfushë, përderisa Federico Bernardeschi është favorit për të qenë partner në sulm i Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldos.

Ndeshja do të luhet sonte duke filluar nga ora 20:30, pra jo në orën 19:00 si ishte paraparë më parë. 

Formacionet e mundshme: 

Juventus (4-3-3): Perin; De Sciglio, Rugani, Bonucci, Alex Sandro; Emre Can, Khedira, Matuidi; Dybala, Ronaldo, Bernardeschi

Chievo (4-3-1-2): Sorrentino; Tomovic, Rossettini, Bani, Jaroszynski; Depaoli, Radovanovic, Hetemaj; Giaccherini; Meggiorini, Pellissier

Gjyqtar i ndeshjes: Piccinini

(Kosova Sot)