Edhe gjiganti tjetër anglez në garë për Coutinhon

  • 21 January 2019 - 13:29
Edhe gjiganti tjetër anglez në garë për Coutinhon

Braziliani ka dështuar ta tregojë potencialin e tij te Barcelona

Chelsea është futur në garë për transferimin e Philippe Coutinhos.

Mediat angleze marrin vesh se “Blues” janë të vendosur për përfaqësuesin brazilian, i cili mund t’ju kushtojë 120 milionë euro.

Barça e kishte blerë lojtarin nga Liverpooli 12 muaj më parë, por ish-futbollisti i Interit dhe Espanyolit ka dështuar ta tregojë veten në Camp Nou.

Prandaj, sa vijnë e shtohen spekulimet për një largim të tij të mundshëm nga Spanja.

Krahas Chelseat, Coutinhon e do edhe Liverpooli, i cili synon ta kthejë atë në “Anfield Road”. 

(Kosova Sot)