Barcelona mund të transferojë një sulmues sot

  • 21 January 2019 - 13:30
Barcelona mund të transferojë një sulmues sot

Barcelona janë duke punuar për të forcuar sulmin gjatë këtij afati kalimtar

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona janë duke punuar për të nënshkruar me një sulmues 9 për të zëvendësuar Munir El Haddadin e larguar, kurse marrëveshje mund të finalizohet sot.

Blaugrana janë duke kërkuar një profil shumë të specifikuar sulmuesi-një veteran i cili do të ishte një zëvendësues i Luis Suarez, kurse, ideale për ta do të ishte përvoja në La Liga.

Fernando Llorente, Klaas-Jan Huntelaar dhe Olivier Giroud janë disa nga emrat e përmendur, edhe pse dy të fundit asnjëherë nuk kanë luajtur në Spanjë. 

(Kosova Sot)