Arbeloa shpërthen kundër VAR-it në Spanjë, pas fitores së Barcelonës

  • 21 January 2019 - 13:33
Arbeloa shpërthen kundër VAR-it në Spanjë, pas fitores së Barcelonës

Ambasadori i Real Madridit, Alvaro Arbeloa ka shprehur pakënaqësinë e tij për golin e dytë të Barcelonës në fitoren 3-1 kundër Leganes, pasi që sipas tij Suarez kishte shkaktuar faul në Cuellarin

Arbeloa, i cili ka luajtur për Los Blancos, ishte po ashtu i frustruar në gjyqtarin e ndeshjes, Burgos Bengoetxea, që nuk e konsultoj VAR-in në këtë rast.

“Ne ishim shumë të lumtur me VAR por jo në këtë formë”, ka shkruar Arbeloa në Twitter.

“Tani nuk ka rëndësi më për ata”.

“Ne kemi shkuar nga “Çfarë tjetër dëshironi? për të gjithë është në rregull, Jose Luis (Munuera Montero, gjyqtari nga ndeshje kontraverse e Real Madridit kundër Real Sociadadit”.

“Tani ata rrinë të qetë, pavarësisht gabimeve”. 

 

(Kosova Sot)