Mbappe zbraz xhepat për ta gjetur pilotin e aeroplanit që po e bartte Salan

  • 11 February 2019 - 12:25
Mbappe zbraz xhepat për ta gjetur pilotin e aeroplanit që po e bartte Salan

Më shumë se 120 mijë funte janë mbledhur nga një fushatë për t’i rinisur kërkimet për pilotin e aeroplanit që po e barte Emiliano Salan, me Gary Linekerin dhe Kylian Mbappen në mesin e atyre që kanë dhënë para.

Një paqe për grumbullimin e fondeve për ta vazhduar kërkimin e David Ibbotson, i cili po e drejtonte aeroplanin që po e barte futbollistin argjentinas kur u rrëzua në Kanalin Anglez, u hap të premten.

Fituesi i Kupës së Botës dhe ylli i Parisit, Mbappe, emri i plotë i të cilit është Kylian Mbappe Lottin, dhuroi 27 mijë funte nën emrin Elie Lottin.

Deri tani janë grumbulluar 120 mijë funte, ndërsa synimi i është të mblidhen 300 mijë funte.

Aeroplani dhe trupi i Emiliano Salas u gjeten në fund të detit, por jo edhe trupi i pilotit Ibbotson.

Trupi i Salas u nxor nga uji dhe ai u konfirmua i vdekur. Rrënojat e aeroplanit kanë mbetur nën ujë në Kanalin Anglez, ndërsa trupi i Ibbotson nuk është gjetur ende. 

(Kosova Sot)