Martial: Nuk jemi favorit, edhe pse PSG-ja ka mungesa

  • 11 February 2019 - 19:13
Martial: Nuk jemi favorit, edhe pse PSG-ja ka mungesa

Martial mendon se nuk ka favorit në sfidën mes Manchester Unitedit dhe Paris Saint Germainit

Pas pothuajse dy muajsh, të martën rikthehen emocionet e Champions League.

Ndeshja United – PSG, e cila do të zhvillohet në Old Trafford nga ora 21:00, hap gjithçka në Champions.

“Djajtë e Kuq” vijnë në këtë ndeshje në formë fantastike me trajnerin e ri, Solskjaer, kurse PSG-në e gjen në telashe, pasi pritet t’i mungojnë edhe Verratti e Cavani, përveç Neymarit.

Sido që të jetë, Martial thotë se klubi francez ka mjaftueshëm lojtarë të mirë për të mos u vërejtur mungesa e atyre që nesër do të mungojnë në “Old Trafford”.

“Nuk mendoj se ne jemi favorit. Ata kanë disa mungesa, por kanë skuadër të madhe dhe lojtarë të mirë që mund të luajnë. Do të jetë një ndeshje fantastike dhe shpresoj që ne të fitojmë”, u shpreh Martial në konferencë për media.

Martial foli edhe për Pogban, me të cilin kanë krijuar një dyshe të frikshme për kundërshtarët dhe dita ditës po kuptohen edhe më mirë në fushë.

“Paul është Paul. Ai ka shumë kualitete. Është një ndër mesfushorët më të mirë në botë dhe mendoj se do të bëhet edhe më i mirë”. 

 

 

(Kosova Sot)