Celina me një goditje të mrekullueshme e detyron portierin të shënojë autogol

  • 17 February 2019 - 21:28
Celina me një goditje të mrekullueshme e detyron portierin të shënojë autogol

?Bersant Celina ka shkëlqyer në fitoren 4-1 të Swansea City ndaj Brentfordit.

Swansea City është kualifikuar në çerekfinale të FA Cup, pasi eliminoi skuadrën e Brentfordit, duke e mposhtur 4-1.

Në këtë ndeshje, nga fillimi luajti edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina.

Ai luajti në krahun e djathtë të sulmit, kohë pas kohe duke kaluar në atë të majtë dhe arriti të lë gjurmë e të shënojë gol.

Lojtari i Kosovës shënoi golin e tretë për vendasit, në minutën e 66’, për ta ndihmuar Swansean të kualifikohet në çerekfinale të FA Cup.

 

(Kosova Sot)