Tifozët turq kundër Serbisë në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës: “Serbia është Kosovë”

  • 18 February 2019 - 17:44
Tifozët turq kundër Serbisë në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës: “Serbia është Kosovë”

Tifozët turq kanë dal haptazi kundër Serbisë në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Nëse vazhdimisht jemi mësuar t’i shohim serbët dhe tifozë të shumë në liga të ndryshme evropiane të dalin me banera “Kosova është Serbi”, tani ka ndodhur e kundërta.

Në ndeshjen e zhvilluar në Superligën e Turqisë gjatë ditës së djeshme, në ditën e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në mes të Bursaspor dhe Akhisar, tifozët turq kanë dëshmuar dashurinë që kanë për vendin tonë.

Në stadium, qëndronte një baner ku shkruhej “Serbia është Kosovë”, që besohet të jetë bërë nga fansat e Bursasporit.

Kjo foto është publikuar në Facebook nga “Ultras Turkey”. 

 

(Kosova Sot)