Ibrahimovic premton se do ta thyejë çdo rekord në MLS

  • 19 February 2019 - 16:00
Ibrahimovic premton se do ta thyejë çdo rekord në MLS

Zlatan Ibrahimovic i ka bërë disa premtime mjaft të guximshme para fillimit të sezonit të ri të Major League Soccer (MLS), niveli i parë i futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke premtuar se do t’i thyejë të gjitha rekordet që i dalin përpara.

Qendërsulmuesi suedez kishte qenë mjaft mbresëlënës në sezonin e tij të parë me LA Galaxy, duke i shënuar 22 gola dhe duke i asistuar dhjetë të tjera në vetëm 27 ndeshje gjatë vitit 2018.

Megjithatë, përkundër paraqitjeve të mira, Ibrahimovici nuk arriti ta jetë golashënuesi më i mirë sezonin e kaluar, pasi që këtë rekord e mbajti sulmuesi i Atlanta Unitedit, Josef Martinez, i cili i shënoi 31 gola.

Megjithatë, Ibrahimovic ka bërë të ditur se ai do të bëjë gjithçka që të jetë e mundur që të mos lejojë të ndodhë një gjë e tillë edhe këtë sezon, kur synon t’i thyejë të gjitha rekordet.

“Do t’i thyejë të gjitha rekordet në MLS këtë sezon”, ka thënë ai.

Ibrahimovic e shfaqi anën e tij qesharake kur u pyet sesi do të përfundojë seria e famshme televizive, “Game of Thrones”.

“Me mua në stol”, u përgjigj suedezi.

(Kosova Sot)