Dikur Ibrahimoviçi i ri, futbollisti kosovar e vazhdon karrierën në Ballkan!

  • 19 February 2019 - 17:18
Dikur Ibrahimoviçi i ri, futbollisti kosovar e vazhdon karrierën në Ballkan!

Valmir Berisha dikur konsiderohej si Zlatan Ibrahimoviçi i ri. Por, tash sulmuesi kosovar mund ta vazhdojë karrierën në Bosnje e Hercegovinë

Valmir Berisha e kishte paramenduar krejt ndryshe karrierën e tij.

Dikur konsiderohej si Zlatan Ibrahimoviçi i ri, por sulmuesi kosovar me kalimin e viteve e mori teposhtëzen.

22 vjeçari, sipas portalit boshnjak, “SportSport.ba” është emri i fundit që mund ta përforcojë ekipin FC Velez.

Berisha kishte shkëlqyer me ekipin e të rinjve të Suedisë, ndërsa së fundmi ka luajtur me ekipin Aalesund në Norvegji.

Berisha gjithashtu kishte luajtur për ekipin U-19 të Romës, derisa më pas u transferua në Greqi tek Panathinaikosi, për të vazhduar tek holandezët e SC Cambuur, në ekipin suedez Halmstad dhe tek skuadra islandeze, Fjolnir.

Berisha luan në pozitën e sulmuesit, ndërsa synon ta rikthejë formën tek ekipi nga Bosnje e Hercegovina.

 

(Kosova Sot)