Liverpooli favorit për transferimin e dështakut të Barcelonës

  • 19 February 2019 - 18:43
Liverpooli favorit për transferimin e dështakut të Barcelonës

Dështaku i Barcelonës, braziliani Malcom, është synimi primari i Liverpoolit, sipas mediumit francez Le10Sport.

Braziliani ka luajtur vetëm 124 minuta në La Liga këtë sezon, pas transferimit nga Bordeaux verën e kaluar.

Barça ia rrëmbeu Romës Malcomin në momentet e fundit të afatit kalimtar të verës, edhe pse braziliani po nisej drejt kryeqytetit italian për t’iu bashkuar Romës.

Liverpooli i ka Mohamed Salahun dhe Xherdan Shaqirin si opsione në krahun e djathtë, por e ka huazuar Harry Wilsonin në Derby County.

Prandaj, të kuqtë e duan edhe një opsion të tretë dhe e shohin Malcomin si të duhurin. 

 

(Kosova Sot)