Federata e Futbollit e Spanjës merr vendim për Ramosin, para El Clasicos kundër Barçës

  • 19 February 2019 - 19:35
Federata e Futbollit e Spanjës merr vendim për Ramosin, para El Clasicos kundër Barçës

Komisioni i Ankesave i Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF), e ka refuzuar ankesën e Real Madridit ndaj kartonit të verdhë që Sergio Ramos e mori në Camp Nou kundër Barcelonës. Kjo nënkupton se qendërmbrojtësi spanjoll është një karton larg suspendimit dhe rrezikon ta humbasë finalen e Kupës së Mbretit nëse Reali e siguron atë.

RFEF nuk e pranoi ankesën e klubit madrilen ndaj kartonit të verdhë që Ramosi e mori në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit kundër Barcelonës, që nënkupton se nëse kapiteni i të bardhëve ndëshkohet edhe në ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabeu, dhe Real Madridi arrin në finale, ai do të detyrohet ta shohë atë nga tribunat.

Se a do të ndikojë kjo në përzgjedhjen e formacionit nga Santiago Solarit për ndeshjen e kthimit kundër Barcelonës, pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë, mbetet të shihet.

Reali u ankua duke ofruar një video si dëshmi se Ramosi nuk e kishte faulluar Nelson Semedon për ta parandaluar një kundërsulm në minutën e nëntë.

Por, në raportin e ndeshjes, gjyqtari e tha të kundërtën dhe Komisioni i Ankesave e mbajti në fuqi vendimin e gjyqtarit, pasi i vlerësoi pamjet me kujdes. 

 

 

(Kosova Sot)