Juventusi me dy mungesa të mëdha kundër Atletico Madridit
Juventusi ka udhëtuar drejt Madridit me dy mungesa të mëdha, për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit.
Kampioni italian konfirmoi se do të përballët me Atleticon pa prezencën e Douglas Costas dhe Sami Khediras, shkaku i dëmtimeve.
Bardhezinjtë kanë njoftuar se Costa është ende duke e riaftësuar nga tërheqja muskulore, derisa Khedira do t’i kryejë testet mjekësore në zemër për shkak se ka pasur të rrahura të parregullta të zemrës.
Dyshja i bashkohet Juan Cuadrados në listën e mungesave te Juventusi para ndeshjes së parë 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit në Ëanda Metropolitano të mërkurën.
Skuadra e plotë e Juves për ndeshjen ndaj Atleticos: Szczesny, Perin, Pinsoglio; De Sciglio, Chiellini, Caceres, Alex Sandro, Barzagli, Bonucci, Cancelo; Pjanic, Matuidi, Emre Can, Bentancur; Ronaldo, Dybala, Mandzukic, Kean, Bernardeschi.
(Kosova Sot)