Kosova triumfon me lehtësi kundër Anglisë

  • 19 February 2019 - 21:14
Kosova triumfon me lehtësi kundër Anglisë

Kombëtarja e Kosovës U-19 e ka regjistruar fitoren e parë në turneun “Roma Caput Mundi”, pasi të martën e mundi Anglinë me lehtësi.

Pas humbjes nga Lazio në penallti në ndeshjen e parë në këtë turne, djelmoshat e drejtuar nga Ramiz Krasniqi kanë pasur një paraqitje shumë të mirë në përballje me Anglinë, duke fituar 3:1.

Golat për Kosovën i shënuan Muhamet Hyseni, Albin Prapashtica dhe Adonis Aliu.

Ndeshjen e fundit në kuadër të këtij turneu Kosova e zhvillon të enjten kundër Moldavisë.

 

(Kosova Sot)