Reagimi i Kloppit pas barazimit me Bayern Munichun

  • 19 February 2019 - 23:46
Reagimi i Kloppit pas barazimit me Bayern Munichun

Jurgen Klopp beson se barazimi pa gola kundër Bayern Munichut, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve në Anfield, është rezultat i mirë për Liverpoolin.

Me gjithë rastet e shumta, Liverpooli nuk qe në gjendje të shënojë për të krijuar një epërsi të favorshme për ndeshjen e kthimit në Munich pas tri javësh, me trajnerin Jurgen Klopp që këmbëngul se ishte rezultati i mirë për skuadrën e tij.

Ai beson se skuadra e tij duhet të luajë më mirë, duke shprehur pakënaqësinë e tij me pasimet që djelmoshat e tij bënë në këtë takim.

“Sot ia bëmë vetes jetën të vështirë me pasimin e fundit. Mund të luajmë më mirë dhe duhet të luajmë më mirë”, tha Klopp.

“Në pjesën e parë, ne patëm raste më të mira. Nuk mbaj mend ndonjë rast në pjesën e dytë nga asnjëra skuadër. Nuk ishte një natë e Ligës së Kampionëve në bazë të rezultatit. Rezultati ishte OK, jo rezultat i ëndrrave por i mirë”, shtoi ai.

Ai është i lumtur që të kuqtë nuk pësuan gol në mungesë të mbrojtësit kryesor, Virgil van Dijk.

“Nuk pranuam gol pa njeriun e madh [Virgil van Dijk]. Shumë njerëz do ta kishin pritur këtë. Jemi mbrojtur mirë. Shumë gjëra shkuan mirë”, theksoi ai. 

 

(Kosova Sot)