De Jong: Barça, ekipi i ëndrrave të mia, dua të fitoj shumë tituj me të

  • 21 February 2019 - 17:19
De Jong: Barça, ekipi i ëndrrave të mia, dua të fitoj shumë tituj me të

Blerja e re e Barcelonës, Frenkie de Jong, mezi pret të nisë jetën e re në Camp Nou. Në një intervistë së fundmi, ai e ka përshkruar gjigantin katalonas si klubin e ëndrrave të tij.

Holandezi i ri do të largohet nga Ajaxi në fund të këtij sezoni për t’iu bashkuar kampionit në fuqi të La Ligës, ku ai mezi pret ta nisë aventurën e re sfiduese.

“Presidenti [i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu], m’i ka treguar të gjitha për klubin dhe përparësitë të luash për të”, tha De Jong për kanalin zyrtar të Barçës.

“Më ka ndihmuar shumë sepse unë gjithmonë kam qenë lojtar i Barcelonës. Kam dëshiruar të luaj këtu që prej fëmijërisë. Më pëlqejnë lojtarët, më pëlqen stili i lojës; është ekipi i ëndrrave të mia”, shtoi ai.

De Jong nuk do të vijë në Camp Nou thjesht si numër, sepse ai dëshiron të ketë rol kyç.

“Ëndrra ime është të bëhem futbollist i rëndësishëm për klubin. Dua të fitoj shumë tituj me të”, theksoi ai. 

(Kosova Sot)