Rashica poston foto, kjo është gjendja e tij momentale!

  • 21 February 2019 - 17:41
Rashica poston foto, kjo është gjendja e tij momentale!

Milot Rashica duket se u ka dhënë fund dhimbjeve në shpinë dhe është gati për këtë fundjavë

Milot Rashica duket se u ka dhënë fund dhimbjeve në shpinë, të cilat e përshkuan javëve të fundit.

Futbollisti kosovar është parë në disponim të mirë në stërvitjen e sotme të Werder Bremenit dhe duket se ai është i gatshëm për sfidën e nesërme ndaj Stuttgartit.

Përfaqësuesi kosovar është duke gëzuar formë të jashtëzakonshme dhe si rezultat i kësaj i ka realizuar 4 gola në vitin 2019, më shumë se çdo futbollist tjetër i Werderit.

Ajo çka e mundonte kohëve të fundit duket se ka kaluar dhe Rashica është në dispozicion të trajnerit për ndeshjet e ardhshme të Bundesligës.

Ekipi gjerman shpreson ta ketë në dispozicion Rashicën e ndeshjeve të fundit, ndërsa edhe Përfaqësuesja e Kosovës pret shumë gjatë vitit 2019 nga futbollisti vushtrrias në kualifikimet e Evropianit 2020. 

(Kosova Sot)