Arsenali kërkon përmbysjen me Xhakën e Mustafin në formacion kundër Bate Borisovit

  • 21 February 2019 - 17:53
Arsenali kërkon përmbysjen me Xhakën e Mustafin në formacion kundër Bate Borisovit

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Arsenalit dhe BATE Borisovit.

Pas humbjes 1-0 në Bjellorusi, Arsenalit nuk i mjafton fitorja minimale në stadiumin “Emirates” kundër Bate Borisov.

Sot, më shumë se kurrë, skuadra e Unai Emery duhet të gjejë rrugën drejtë portës së paku dy herë, pasi vetëm fitorja me dy gola epërsi do të bënte që të sigurojnë një vend në mesin e 16 më të mirave në Europa League.

Arsenali e kërkon përmbysjen me Shkodran Mustafin e Granit Xhakën në formacion.

 

(Kosova Sot)