Kololli e Kryeziu kërkojnë të pamundurën me FC Zurich kundër Napolit

  • 21 February 2019 - 18:06
Kololli e Kryeziu kërkojnë të pamundurën me FC Zurich kundër Napolit

Zurichu i shqiptarëve, Benjamin Kololli e Mirlind Kryeziu, u befasuan në shtëpi në ndeshjen e parë duke humbur 1-3 nga Napoli dhe sonte, duke filluar nga ora 18:55, kërkojnë të pamundurën në Itali.

Mysafirët duhet të shënojnë të paktën 3 gola në San Paolo për të ndryshuar gjithçka në këtë ndeshje, objektiv i vështirë, por ndoshta jo edhe i paarritur në futboll.

Pë Zurichun mungon lojtari tjetër i Kosovës, Hekuran Kryeziu.

Për Zurich, në stol është një tjetër talent kosovar, Bledian Krasniqi.

17-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit qendror.

 

(Kosova Sot)