Ademi kapiten për Dinamo Zagrebin kundër Viktoria Plzen, s’ka vend për Rrahmanin

  • 21 February 2019 - 18:35
Ademi kapiten për Dinamo Zagrebin kundër Viktoria Plzen, s’ka vend për Rrahmanin

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Dinamo Zagrebit dhe Viktoria Plzenit.

Dinamo Zagrebi me mesfushorin 27-vjeçar shqiptar, Arijan Ademi, që do të mbajë shiritin e kapitenit në krah, do të kërkojë të përmbysë gjithçka ndaj Viktoria Plzen.

Ekipi kroat humbi ndeshjen e parë në udhëtim 2-1 dhe tani do të kërkojnë me çdo kusht fitore në shtëpi, për të siguruar një vend në mesin e 16 më të mirave në Europa League.

Derisa Ademi është titullar dhe kapiteni, Amir Rrahmani i Kombëtares së Kosovës gjendet në stol, duke shpresuar për minuta në pjesën e dytë.

Image

(Kosova Sot)