1001 netë kampion i Evropës

  • 21 February 2019 - 19:01
1001 netë kampion i Evropës

Kanë kaluar 1000 ditë me Real Madridin si kampion të Evropës

Që nga maji i vitit 2016, Real Madridi ka rrëmbyer tre herë me radhë Ligën e Kampionëve dhe kanë kaluar 1000 ditë që Los Blancos janë skuadra më e mirë në Evropë, edhe pse për Pep Guardiolën, skuadrat më të mira në dekadën e fundit janë Juventusi, Bayerni e Barcelona – e jo Reali.

Dominimi i Realit nisi me arritjen e Zinedine Zidane në janar të 2016-ës.

Pavarësisht se shumë ishin skeptik për emërimin e tij në stolin e Los Blancos, Zizu heshti kritikët duke fituar trofeun me vesh më 28 maj pas e mundi në finale Atletico Madridin pas ekzekutimit të penaltive në Milano.

Për shumë kë, ishte një arritje e rastësishme e Zidanes, por jo, ai triumf ishte nisja e një epoke, që përfundoi edhe me dy trofe të tjerë të Ligës së Kampionëve.

Fillimisht, Los Blancos mbrojtën titullin më 3 qershor në vitin 2017  duke e mposhtur 4-1 Juventusin në finale, për të shkruar histori – pasi që nga era Champions League, askush nuk e kishte fituar dy herë me radhë këtë trofe.

Reali i Zidanit nuk u ndal me kaq, pasi në maj të vitit që lamë pas (2018), pavarësisht një sezoni zhgënjyes në La Liga, ndoshta më të dobëtin në histori, treguan tjetër fytyrë në Evropë dhe kompletuan het-trikun me trofe të Champions League.

Los Blancos fituan 3-1 në finale kundër Liverpoolit, për të rrëmbyer të 13-tën në histori, dhe të tretën me radhë në tri vitet e fundit.

Kështu, tashmë janë bërë 1001 net që Reali është kampion i Evropës dhe deri në finalen e ardhshme, më 1 qershor, numri i ditëve do të rritet – dha natyrisht, rekordi do të thellohet, rekord që vështirë se ndonjëherë do ta arrijë një tjetër skuadër.

(Kosova Sot)