Nuk iu realizua dëshira, Kosovare Asllani i uron fat Kosovës në kualifikimet e Evropianit

  • 21 February 2019 - 19:27
Nuk iu realizua dëshira, Kosovare Asllani i uron fat Kosovës në kualifikimet e Evropianit

Kosovare Asllani i ka uruar shumë fat Kosovës në kualifikimet e Kampionatit Evropian 2021

Futbollistja kosovare, Kosovare Asllani, para shortit për Kampionatin Evropian 2021, shpresoi që skuadra e saj përfaqësuese, Suedia, të përfundojë në të njëjtin grup me Kosovën.

Asllani nuk e harron asnjëherë vendin e prindërve të saj dhe u lut që të kishte Kosovën në grup për Euro 2021.

 

Në një postim të bërë në Instastory, Asllani kishte shkruar se do të dëshironte që Suedia të jetë në një grup me Kosovën.

"Ju lutem vendoseni Kosovën në grupin tonë", ka shkruar futbollistja e lindur dhe rritur në Skandinavi.

Por, kjo dëshirë nuk iu realizua Asllanit, pasi vashat kosovare kanë përfunduar në Grupin A, i cili është mjaft i fuqishëm, së bashku me Holandën, Rusinë, Slloveninë, Turqinë dhe Estoninë.

Megjithatë, edhe pse nuk iu realizua dëshira, Asllani ia ka uruar gjithë të mirat Kosovës në një postim në Instastory.

“Fatkeqësisht, nuk përfunduam në të njëjtin grup. Por, iu uroj Kosovës gjithë të mirat e botës në këto kualifikime”, ka shkruar ajo në Instastory.

Kualifikimet për kompeticionin që do të mbahet në Angli do të fillojnë më 26 gusht, ndërsa do të përfundojnë më 27 tetor 2020.

Kurse, ky eveniment prestigjioz do të mbahet në korrik të vitit 2021 në Angli. /Gazeta Express/

 

(Kosova Sot)