Xhaka, pas përmbysjes së Arsenalit: 'Fitore e pastër, përmbysja arrihet'

  • 21 February 2019 - 22:31
Xhaka, pas përmbysjes së Arsenalit: 'Fitore e pastër, përmbysja arrihet'

Granit Xhaka është shprehur tejet i lumtur me përmbysjen që Arsenali bëri në Emirates, duke u kualifikuar në fazën tjetër të Europa League.

Arsenali ka prerë bletën për fazën tjetër të Europa League.

Pas humbjes 1-0 nga Bate Borisov në ndeshjen e parë, të shumtë dyshuan në formën e “Topçinjve”.

Por, skuadra e Unai Emery ka bërë një ndeshje të kompletuar në ndeshjen e kthimit në “Emirates”, duke triumfuar 3-0, për t’u kualifikuar në mesin e 16 më të mirave në Europa League pas triumfit me rezultat të përgjithshëm, 3-1.

Xhaka shkëlqeu në këtë ndeshje, duke dhuruar dy asistime – njërin për mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafi, që realizoi me kokë në minutën e 39’.

Xhaka, i cili u vlerësua si më i miri i ndeshjes, u shpreh tejet i lumtur për përmbysjen që Arsenali e arriti në Emirates, teksa falënderoi tifozët për mbështetjen e vazhdueshme.

“Paraqitje profesionale, fitore e pastër, përmbysja arrihet. Faleminderit për mbështetjen Gunners”, ka shkruar ai në Instagram.

 

(Kosova Sot)