Interi e shkatërron Rapid Vienën, kualifikohet në fazën tjetër të Europa League

  • 21 February 2019 - 23:00
Interi e shkatërron Rapid Vienën, kualifikohet në fazën tjetër të Europa League

Interi e ka mposhtur 4-0 Rapid Vienën në “Giuseppe Meazza”, për t’u kualifikuar në mesin e 16 më të mirave në Europa League.

Interi ka prerë biletën për fazën tjetër të Europa League.

Skuadra e Luciano Spallettit ishte më e mirë se Rapid Viena në dy takimet.

Pas triumfit 0-1 në udhëtim, Interi fitoi 4-0 në “Giuseppe Meazza”.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 11, Matias Vecino shënoi për 1-0.

Kurse për 2-0 shënoi mbrojtësi që nuk po ka shumë hapësira këtë edicion, Andrea Ranocchia. Ai realizoi në minutën e 18’.

Në pjesën e dytë Interi shënoi edhe dy gola. Fillimisht Perisic realizoi për 3-0 në minutën e 80’ të ndeshjes, kurse për rezultatin përfundimtar 4-0 shënoi Matteo Politano në minutën e 87’. 

 

(Kosova Sot)