Chelsea fiton pa Hazardin e Higuainin

  • 21 February 2019 - 23:02
Chelsea fiton pa Hazardin e Higuainin

Chelsea është skuadra e radhës që është kualifikuar në fazën tjetër të Europa League.

Blutë e Londrës u treguan të fortë për Malmon në ndeshjen e kthimit në “Stamford Bridge”, duke triumfuar 3-0, teksa ndeshjen e parë e fitoi 2-1, për t’u kualifikuar në mesin e 16 më të mirave në Europa League.

Të tre golat e Chelsea u shënuan në pjesën e dytë.

Fillimisht, sulmuesi Oliver Giroud shënoi për 1-0 në minutën e 55’.

Golin e gjeti edhe mesfushori, Ross Barkley.

Ai shënoi një gol të bukur për 2-0 në minutën e 74’ nga gjuajtja e lirë, derisa për rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje (3-0) dhe të përgjithshëm 5-1, shënoi talenti 18-vjeçar, Callum Hudson-Odoi, në minutën e 84’.

Kjo fitore dhe kualifikim mund të jetë pozitiv për Chelsean e Sarrit, që po vuan për rezultate në Premierligë.

 

(Kosova Sot)