Maqedonët të habitur, shqiptari bëhet president

  • 17 March 2019 - 13:04
Maqedonët të habitur, shqiptari bëhet president

Muhamed Sejdini është presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Maqedonisë.Në kuvendin zgjedhor të zhvilluar sot në Ohër nga 96 delegatë që numëron gjithsej federata, 90-të ishin prezent 82 votuan “Pro” zgjedhjes së Sejdinit në krye të Shtëpisë së Futbollit vendor, shkruan Infosport.mk. Në garën për postin e presidentit të FFM-së, Sejdini ishte kandidati i vetëm dhe kjo është hera e parë që një shqiptar do ta udhëheq FFM-në.

Lexo edhe: Kjo është deklarata e shqiptarit që u zgjodh president në Maqedoni

Në Kuvendin zgjedhor të federatës vendore morën pjesë Davor Shuker si anëtar i Komitetit të UEFA-së, Hejdi Beha nga FIFA si dhe Gazmend Rustemi si përfaqësues i Agjencionit për Rini dhe Sport.Sejdini në këtë post do të zëvendësojë Ilco Gjorgjioskin që vitin e kaluar u tërheq nga kreu i FFM-së, ndërsa shqiptari ishte zëvendës president i këtij institucioni në pesë vitet e fundit.

(Koosva Sot)