Futbollisti 28-vjeçar vdes në fushë

  • 20 March 2019 - 22:26
Futbollisti 28-vjeçar vdes në fushë

Një moment i tmerrshëm ka ndodhur në futsallin portugez gjatë një ndeshje, ku një 28-vjeçar mbeti i vdekur parketin e lojës.

Fabio Mendes, i cili luante për Central Social Sao Zhoao, ra në tokë kur kishin mbetur edhe 13 minuta për të luajtur, ndërsa lojtarët e tjerë dhe tifozët, e panë me ankth këtë moment.

Incidenti fatkeq ndodhi në ndeshjen mes Portimonenses dhe Sao Zhoao, në divizionin e dytë të futsallit portugez. Pamjet traumatike tregojnë doktorët e të dyja kluebeve, që përpiqen të sjellin në jetë 28-vjeçarin Mendes, pas atakut në zemër.

Lojtari portugez me urgjencë u transportua drejt spitalit, por ndërroi jetë, para se të mbërrinte atje. Ndërkohë, këto ishin pamje tmerruese për shokët e skuadrës, që me lot në sy, nuk po e besonin dot çfarë kishte ndodhur.

(Kosova Sot)