Gazeta zvicerane: Kosova e fillon një epokë të re

  • 21 March 2019 - 10:30
Gazeta zvicerane: Kosova e fillon një epokë të re

E përditshmja zvicerane, Le Matin, ka shkruar për sfidën që ka para vetes ekipi kombëtar i Kosovës, i cili këtë vit do të garojë për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020.

Kosova e Bernard Challandes e fillon një epokë të re të enjten, me ndeshjen kundër Danimarkës, që pastaj do të përballet me Zvicrën në Basel, të martën, shkruan Le Matin.

“Ne fituam kundër ekipeve të Ligës D, ishte e mrekullueshme. Por, sot, ne fillojmë nga e para kundër skuadrave të cilat janë shumë më të mira”, ka thënë Challandes, fitues i grupit të tij në Ligën e Kombeve me Kosovën, i cili tani do të garojë për t’u kualifikuar në EURO 2020.

Pasi shorti u ra të radhiten në Grupin A, futbollistët kosovarë do të përballen këtë herë me Bullgarinë, Malin e Zi, Republikën Çeke dhe, më e veçanta, me Anglinë. Në një ndeshje që është më shumë si përgatitje, ata do të përballen të enjten me Danimarkën, kundër të cilëve do të luajë edhe Zvicra pas disa ditësh.

 Të hënën, Kosova do të ndeshet me Bullgarinë, përsëri në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta dëshmuar përmirësimin e skuadrës. Për këtë ndeshje, trajneri do të mbështetet në grupin e lojtarëve që janë të lidhur edhe me Zvicrën.

Pesë lojtarë të Kosovës luajnë në Super Ligës Zvicerane: mbrojtësi i Xamaxit, Arbenit Xhemajli, Idriz Voca i Lucernit dhe treshja e Zurichut, Mirlind e Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli. Një tjetër lojtar nga Zvicra, portieri i ri dhe i talentuar, Arijanet Muric, i cili më herët luante për Zurichun dhe tani është pjesë e Manchester Cityt.

Megjithatë, në skuadrën e Kosovës nuk ka gjurmë të Bastien Tomas, i cili luan për Sionin dhe është i zgjedhur për ekipin e Zvicrës U-21, e as të Florent Hadërgjonaj të Huddersfielt Toënit. Për të dy këta futbollistë, ishte përfolur se do të ishin në radhët e Kosovës së shpejti, para gjashtë javëve.

“Ishte një cirk i bërë nga mediat. Në realitet, gjërat nuk ndodhin ashtu. Duhet të bëjmë dokumente të plota. Duhet t’u lejojmë së pari atyre pak kohë, vendimi i tyre duhet të piqet. Në një pikë, ndoshta ata do ta kuptojnë se Zvicra është vetëm një ëndërr dhe Kosova u jep më shumë mundësi për të luajtur në nivelin ndërkombëtar”, ka thënë Challandes.

Në fillim të kësaj jave, lojtarët e Kosovës, heronjtë e ri të këtij vendi, u vizituan nga shumë parlamentarë dhe kryesues të shtetit, të cilët erdhën t’i urojnë dhe inkurajojnë ata.

“Më duhet të them jemi këtu në Kosovë, një vend i ri, dhe jam shumë i lumtur me përkrahjen e tërë vendit, që nënkupton me të politikës dhe njerëzit. Mendoj se ekipi kombëtar është i rëndësishëm në vend. Mendoj se t’i japim pak kohë politikës dhe sponsoreve është normale. Nuk mund të kërkojmë, kërkojmë e kërkojmë dhe mos të japim”, u shpreh Challandes.

Sonte, Kosova, e renditur në pozitën e 130-të në rangimet e FIFA-s, do ta sfidojë Christian Eriksenin e Kosovës dhe shokët e tij. Danimarka është e renditur në pozitën e dhjetë në botë.

Nëse gjasat e Kosovës për të përfunduar në pozitën e dytë në grupin A për kualifikimet në EURO 2020 janë të vogla, Kosova mund të shpresojë ta sigurojë një vend në këtë garë edhe përmes play-offs të grupit D, ku i ka kundërshtarë Bjellorusinë, Maqedoninë dhe Gjeorgjinë. Shorti do të mbahet më 30 nëntor të këtij viti.

“Kur e dimë se ne mund të marrin pjesë në Evropian edhe në këtë mënyrë është një ëndërr e madhe. Do të ishte e mjaftueshme ta arrinim atë dy herë”.

Lexo edhe: Këto rrugë do të jenë të bllokuara për shkak të ndeshjes së Kosovës

Para se të vazhdojnë ëndërrimet, Kosova do të përballet me realitetin pas disa orëve, para publikun të entuziazmuar dhe spiunit të Zvicrës që Vladimir Petkovic do ta ketë dërguar në Prishtinë. 

(Kosova Sot)