Lexoni edhe:
Milot Rashica paralajmëron Moldavinë para ndeshjes
Largimi i Lionel Messit nga Barcelona mund të kushtojë vetëm 100 milionë euro, sipas të përditshmes britanike, The Telegraph.
Në një ditë dramatike kur babai dhe menaxheri i Messit, Jorge, fluturoi nga Argjentina për në Barcelonë dhe deklaroi se djali i vet do ta ketë të vështirë të luajë përsëri për këtë klub, burime të të përditshmes britanike besojnë se do të arrihet një marrëveshje kompromisi, e cila do t’ia mundësojë 33-vjeçarit të largohet këtë verë. Jorge u takua për bisedime me presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, i cili është në qendër të palumturisë së futbollistit për shkak të prishjes së pariparueshme të marrëdhënieve.
Milot Rashica paralajmëron Moldavinë para ndeshjesLexoni edhe:
Barcelona vazhdon të këmbëngul se Messi nuk është në shitje dhe dëshiron që ai të nënshkruajë marrëveshje të re, pavarësisht dëshirës së qartë të tij për largim.
Palët janë të vetëdijshme se Messi mund të bisedojë me klubet e tjera pas katër muajve dhe të nënshkruajë parakontratë dhe të largohet falas sapo t’i mbarojë kontrata në verën e ardhshme.
Prandaj, kampi i Messit po synon ta arrijë një marrëveshje në vlerë 100 milionë euro për largimin e tij.
Manchester City, i cili thuhet të ketë mundësi shumë të mirë ta afrojë Messin, do të ishte në mesin e shumë pak klubeve që do ta përballonte blerjen e tij.
Burimet e The Telegraph besojnë se City është favorit i madh për ta blerë Messin.
(Kosova Sot Online )