Lexoni edhe:
Gega i Kukësit e mposht koronavirusin dhe kthehet në Shqipëri
Goli në Ligën e Kampionëve ndaj Juventusit dhe festimi si Cristiano Ronaldo, pikërisht para syve të portugezit, nuk i shpëtoi as të përditshmes spanjolle “AS”, që realizoi një intervistë me sulmuesin e Shqipërisë Myrto Uzuni, në prag të ndeshjes mes hungarezëve të Ferencvaros dhe Barcelonës.
Nën titullin aspak ironik “Djaloshi që lante enët dhe donte të ishte si Cristiano Ronaldo”, e përditshmja spanjolle ka përshkruar vështirësitë e jetës së 25-vjeçarit, që ka sakrifikuar jo pak për të arritur të luajë në nivele të tilla.
Gega i Kukësit e mposht koronavirusin dhe kthehet në ShqipëriLexoni edhe:
Emigracioni në Greqi – Shkuam për të pasur një jetë më të mirë në Greqi. Babai im punoi me rrugët, ndërsa nëna ishte pjatalarëse në një restorant. Unë gjithashtu duhej të punoja, i ndihmoja. Punoja 12 orë dhe luaja futboll, edhe pse më duhej të ngrihesha në 6 të mëngjesit. Tentova edhe një provë te klubi i Olympiacos, por nuk u realizua, sepse nuk kishim dokumente qëndrimi, megjithatë kurrë nuk e ndala ëndrrën time.
Fillimet e karrierës – Në Shqipëri nuk ka akademi të mirëfillta, më duhej të paguaja rreth 12 euro në muaj për të shkuar në stërvitje dhe pesë për furgonin që të më dërgonte në ndeshje. Qaja përditë në shtëpi se nuk i kisha ato para, pagova vetëm 2 muaj me ndihmën e miqve.
Idhulli – Cristiano Ronaldo ka qenë gjithmonë një pikë referimi për mua dhe kur e takova në Torino ishte si një ëndërr, ashtu si momenti kur Morata më përgëzoi për ndeshjen.
Ëndrrat – Nuk dua të bëj gabime. Dua vetëm të shënoj dhe të jap asiste. Ëndrrat i kam të mëdha, por nuk dua t‘i zbuloj.
(Kosova Sot Online )