Lexoni edhe:
Joshua mbetet mbret, rikthehet legjenda Tyson
Gjilanasit shkuan deri në fazën e tretë kualifikuese të Europa Leagues, prishtinasit ia panë sherrin COVIDIT
Drita e ka shkruar historinë në garat evropiane në vitin 2020.
Joshua mbetet mbret, rikthehet legjenda TysonLexoni edhe:
Gjilanasit u bënë ekipi i parë kosovar që arrin deri në rrethin e tretë kualifikues të Europa Leagues.
Kampionia e Kosovës e nisi me këmbë të mbarë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve duke e mundur ekipin Inter Escaldes me rezultat 2:1 në gjysmëfinale të fazës parakualifikuese.
Mirëpo, gjilanasit mbetën pa e luajtur ndeshjen finale të kësaj faze pasi një futbollist i tyre rezultoi pozitiv me COVID-19.
Kjo bëri që UEFA të vendoste që të anulohej ndeshja me ekipin veri-irlandez, Linfield, i cili më pas e fitoi lojën me rezultat zyrtar, 3:0.
Me këtë rast, Drita u eliminua nga Championsi pa fajin e saj.
Më pas, “Intelektualët” i vazhduan garat në Europa League, ku e bënë historinë.
Ata e mundën Sileksin në Shkup me rezultat 2:0, në rrethin e dytë kualifikues.
Mirëpo, eksperienca e gjilanasve në Ligën e Evropës mori fund në fazën e tretë kualifikuese kur u mposhtën nga skuadra e njohur polake, Legia Varsava me rezultat 0:2.
Për dallim nga Drita, Prishtina mbeti pa gara evropiane shkaku i koronavirusit.
Bardhekaltrit u kualifikuan në Europa League pasi e fituan Kupën e Kosovës.
Mirëpo, për shkak se disa lojtarë prishtinas rezultuan pozitivë me COVID-19, ndeshja me ekipin nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps FC u anulua.
Kryeqytetasit e bënë një tentim të dytë duke i grumbulluan disa lojtarë të Superligës për ta formuar një ekip dhe për ta luajtur ndeshjen e fazës parakualifikuese të Ligës së Evropës, por prapë dështuan, pasi disa lojtarë dolën që i morën, po ashtu dolën pozitivë me koronavirus.
Kjo bëri që UEFA të vendos që ndeshjen në tavolinë ta fitojë kundërshtari i Prishtinës, Lincoln.
Ndërkaq, Gjilani diti ta menaxhonte më së miri pandeminë.
Në fakt, futbollistët gjilanas i shpëtuan infektimit me virus dhe “Skifterat” e regjistruan një fitore historike në Evropë.
Ata e mposhtën ekipin e San Marinos, Tre Penne me rezultat 3:1 në ndeshjen parakualifikuese të Europa Leagues.
Mirëpo, ekipi i atëhershëm i Gentjan Mezanit u eliminua nga kjo garë pasi u mund nga skuadra e njohur qipriote, APOEL Nicosia me rezultat 0:2.
Ky ishte “fati” i ekipeve kosovare në garat evropiane në vitin pandemik, të cilat u përballën me probleme të pazakonta.
(Kosova Sot Online)