Femrat e Kosovës fitojnë kundër Polonisë në karate, meshkuj humbin nga Shqipëria

  • A.P /
  • 20 May 2021 - 23:01
Femrat e Kosovës fitojnë kundër Polonisë në karate, meshkuj humbin nga Shqipëria

Kombëtarja e Kosovës në karate në konkurrencën e femrave, ka mundur Poloninë, në raundin e parë të garave ekipore në Kampionatin Evropian “Poreç 2021”.

Karateistet tona u kualifikuan në raundin e dytë, ku nesër takohen me Malin e Zi.

Ndërkohë, ekipi i meshkujve u mund në raundin e parë në përballjen vëllazërore me Shqipërinë.

Në individuale, Ylli Cenaj shënoi një fitore, ndërsa në raundin e dytë u mund me vendim të gjyqtarëve, kategoria -67 kg.

Albinot Selmani (-61 kg), pësoi humbje në raundin e dytë, ndërsa Albulena Gërvalla (-55 kg) e Hatigje Zejnullahu (-50 kg), u ndalën në raundin e parë.

Kujtojmë që të dielën, Fortesa Orana (+68 kg) dhe Herolind Nishevci (+84 kg) do të luftojnë për medaljen e bronztë.

Iu urojmë fat dhe suksese karateistëve tanë.

(Kosova Sot Online)