Lexoni edhe:
Ndryshon situata, Napoli i ofron rinovimin Hysajt
Stefano Pioli shpjegon pse Milani duhet të besojë në kualifikimin e tyre të Ligës së Kampionëve kundër Atalantas. Rossonerët patën mundësinë të siguronin një katërshe të mirë duke mposhtur Cagliari, por u mbajtën në barazim 0-0.
Tani ata duhet të mundin Atalanta për të qenë të sigurt për vendin e tyre, përndryshe shpresojnë që Juventus ose Napoli të gabojnë. Milan i shkon Atalantas nesër në ndeshjen e fundit të sezonit që nis nga ora 20:45.
Para ndeshjes, trajneri Pioli u shpreh se do t’u shpërblehet mundi dhe do ta sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Ndryshon situata, Napoli i ofron rinovimin Hysajt Lexoni edhe:
“Kemi kaq kohë që vlerësojmë rëndësinë e ndeshjes së radhës, por kjo ndaj Atalantës është finalja e vërtetë. Kemi bërë një sezon perfekt dhe jemi gati për sforcon e fundit, që besoj se do të shpërblejë mundin dhe djersën tonë. Ka qenë një javë e vështirë për t’u menaxhuar, pasi deri të mërkurën vuajtëm zhgënjimin e barazimit me Cagliarin, ndaj na është dashur të punojmë shumë në aspektin psikologjik”, u shpreh Pioli.
Reklamë
Kampionati për Atalantën ka përfunduar, megjithatë trajneri i Milanit pranon se nuk pret dhurata, teksa zbuloi se Rebiç është në dyshim për sfidën e nesërme, për shkak të një problemi fizik.
“Pres të shoh Atalantën e zakonshme, që luan me intensitet të lartë dhe kërkon të fitojë. Kanë një lojë të kolauduar dhe ne u jemi afruar shumë këtë sezon, por fusha do të tregojë më shumë. Të gjithë janë në formë të mirë, me përjashtim të Rebiç, që me shumë gjasa nuk do t’ia dalë, megjithatë në Bergamo do të udhëtojmë të gjithë, edhe Ibra”, tha trajneri i kuqezinjve.
(Kosova Sot Online )