Favoritët e Evropianit

  • E. /
  • 10 June 2021 - 14:49
 Favoritët e Evropianit

Franca shihet si favorite para Anglisë, Belgjikës, Portugalisë, Gjermanisë, Italisë e Spanjës

Kampionati Evropian i futbollit po afron dhe është koha për t’i bërë llogaritë.

24 ekipe kombëtare do të luftojnë për titullin e kampionit evropian gjatë 30 ditëve të tij.

Dhe, disa prej tyre kanë më shumë mundësi për ta fituar, e dikush tjetër më pak.

Kampionia aktuale e botës, Franca shihet si favorite për të triumfuar në “Euro 2020”, i cili mbahet nga 11 qershori deri më 11 korrik.

Francezët kanë shfaqur formë të shkëlqyeshme në vitet e fundit dhe ata konsiderohen me mundësitë më të mëdha për ta fituar Evropianin për herë të tretë.

Tetë prej 11 futbollistëve që e fituan Botërorin, janë në dispozicion të Francës.

Por, ekipi i Didier Deschamps nuk do të ketë punë aspak të lehtë pasi gjendet në grup me Portugalinë dhe Gjermaninë.

Ndërkaq, ekspertët dhe kompanitë e basteve shohin edhe favoritë të tjerë krahas “Trikolorëve”.

Ekipet tjera si Anglia, Belgjika, Portugalia, Gjermania, Italia dhe Spanja, po ashtu shihen me mundësi për ta fituar Evropianin.

Aktualisht, Gjermania dhe Spanja prijnë në listën e Kombëtareve më të suksesshme me nga tre tituj evropianë.

(Kosova Sot Online)