Lexoni edhe:
Xhaka jep edhe një tjetër sinjal për të ardhmen
Anglia iu ka bërë thirrje mërgimtarëve anglezë ta mbështesin skuadrën e Gareth Southgate në ndeshjen e tyre kundër Ukrainës në çerekfinale të Kampionatit Evropian 2020, për shkak se tifozëve brenda Britanisë së Madhe iu është ndaluar të udhëtojnë drejt Romës. Ndeshja mes Anglisë dhe Ukrainës zhvillohet të shtunën në Stadiumin Olimpik në kryeqytetin italian dhe masat kufizuese të COVID-19 ua kanë pamundësuar anglezëve të udhëtojnë drejt Romës.
Federata e Futbollit e Anglisë konfirmoi se nuk do t’i shesë bileta Klubit të Përkrahësve të Anglisë për Ndeshjet në Udhëtim, degës zyrtare të tifozëve të Anglisë për ndeshjet jashtë vendit, pasi qeveria italiane i kishte kërkuar izolim pesëditor qytetarëve britanikë pas mbërritjes në Romë.
Xhaka jep edhe një tjetër sinjal për të ardhmenLexoni edhe:
Prandaj FA-ja ka vendosur që ato bileta t’i shesë përmes Ambasadës Britanike në Romë dhe përparësi për blerjen e tyre kanë anglezët që jetojnë në Itali. Rreth 30 mijë qytetarë të Britanisë së Madhe jetojnë në Itali dhe atyre do t’iu takojnë mbi 2 mijë bileta për ndeshjen e së shtunës në Romë.
(Kosova Sot Online )