Mertens operohet në krah
Napoli ka lajmëruar se Dries Mertens i është nënshtruar një operimi në krahun e djathtë dhe do të jetë jashtë fushave për dy ose tri javë
“Blutë” e jugut të Italisë kanë lëshuar një deklaratë në faqen e tyre zyrtare sot ku thonë se belgu e ka kryer operimin në Belgjikë.
Italia e ka eliminuar Belgjikën nga Euro 2020 në çerekfinale dhe Mertens e ka bërë operimin para sezonit të ri. Gjatë kësaj dite, Dries Mertens ka kryer një operim në krahun e tij të majtë në Belgjikë, që është kryer nga Dr. Declercq nën mbikëqyrjen e Dr. Canonico”, ka shkruar klubi në deklaratë.
“Lojtari do të mbikqyrët gjatë kësaj periudhe për dy deri në tri javë dhe pastaj do të fillojë procesin e rehabilitimit”.
Sulmuesi 34 vjeçar ka bërë 102 paraqitje për Belgjikën kurse ka luajtur 29 ndeshje në Serie A në sezonin 2020-21 duke shënuar nëntë gola. Ai ka nënshkruar kontratën e re në qershor javën e kaluar dhe kontrata me Blutë do t’i skadojë më 2022, por të dy palët mund ta zgjatin edhe një vit nëse për këtë ka pajtim.
Mertens luajti 21 minuta në humbjen e Belgjikës 2-1 kundër Italisë të premten e kaluar, kur lojtarët e Roberto Mancinit arritën të shkojnë në gjysmëfinale ku do të përballën me Spanjën të martën.
(Kosova Sot Online)