Lexoni edhe:
Eksperti britanik inspektoi fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, sugjeron riparimin e saj
Radamel Falcao rikthehet pas 8 sezonesh në La Liga, aty ku shkëlqeu me fanellën e Atleticos së Madridit në periudhën 2011-2013, por këtë herë për t’u bërë pjesë e një klubi nga periferia e Madridit, si Rayo Vallecano e sapo-ngjitur në elitën e futbollit spanjoll.
Sulmuesi 35-vjeçar kolumbian ka firmosur për dy sezone me klubin dhe do të provojë të japë kontributin e tij për të siguruar mbijetesën, megjithatë ajo që bën përshtypje është numri që ka zgjedhur të mbajë mbi fanellë.
Eksperti britanik inspektoi fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, sugjeron riparimin e saj Lexoni edhe:
Ndryshe nga numrat normal të një sulmuesi, Falcao ka zgjedhur të luajë me bluzën me numrin 3, që zakonisht vishet nga mbrojtësit, teksa ka deklaruar se këtë numër e ka mbajtur babai i tij kur ka luajtur futboll, ndaj ka zgjedhur ta mbajë pikërisht për kënaqësi të tij.
(Kosova Sot Online)