Lexoni edhe:
Neymar bie pre e një mashtrimi, i vidhen rreth 37 mijë euro
Interi bëri një goditje të zgjuar në merkaton e janarit, teksa firmosi me Robin Gosens. Gjermani iu bashkua zikaltërve për një shifër rreth 25 milionë eurosh. Një dëmtim po e mban larg fushave gjermanin, i cili po bën maksimumin për t’u rikuperuar dhe për të bërë edhe debutimin e shumë pritur me fanellën e Interit. Në një intervistë për “DAZN” Gosens ka treguar shumëçka për jetën e tij që nga ëndrra për t’u bërë polic e deri tek kundërshtari më i fortë me të cilin është përballur. Dëmtimi – Me këtë lloj dëmtimi është mirë të mos nxitohesh, pasi do kohën e vet të rikuperimit. Jam pranë rikthimit, pasi po stërvitem tashmë në fushë, por nuk dua t’i vë vetes presion dhe afate.
Neymar bie pre e një mashtrimi, i vidhen rreth 37 mijë euroLexoni edhe:
Impresioni i parë te Interi – Më ka bërë përshtypje madhështia e klubit. Vij nga një tjetër klub i madh si Atalanta, megjithatë Interi është tërësisht diçka tjetër. Rrugëtimi në karrierë – Jam krenar për rrugëtimin tim të karrierës, pasi kam punuar gjithmonë shumë, për të arritur deri këtu. Ndoshta kam më pak talent se të tjerët, por pikat e mia të forcës kanë qenë gjithmonë mentaliteti dhe disiplina, falë të cilave kam ardhur kaq larg. Të luaj me Interin më bën shumë krenar. Komplimentet e Merkel në verë – E njoh Angela Merkel, pasi është pika jonë e referimit prej shumë vitesh dhe më vjen shumë mirë [për fjalët që ka thënë për mua. Me siguri gjithçka lidhet me paraqitjen time në Kampionatin Europian në verë. Dëshira për t’u bërë polic – Është e vërtetë dhe mendoj se pa futbollin, do të isha bërë një polic, madje një polic i keq dhe ky është mbiemri i duhur. Deri në moshën 18-vjeçare luaja vetëm me shokët e mi dhe nuk shkoja në shkolla futbolli, ndaj doja të ecja në gjurmët e gjyshit tim, që kishte qenë polic. Më pas u transferova në Holandë dhe jeta ime mori një tjetër rrjedhë, pasi kuptova se mund të bëhesha një futbollist profesionist. Objektivat – Dua të debutoj sa më shpejt me Interin dhe të shndërrohem në një pikë referimi, si këtu në klub, ashtu edhe në përfaqësuese. Dua një vend në Katar 2022, por e di që gjithçka do të varet nga paraqitjet e mia me fanellën e Interit. Kundërshtari më i fortë – Douglas Costa. Ka shpejtësi, teknikë të lartë dhe shpërthim të jashtëzakonshëm. Kur është në formë, nuk ndalet nga askush, ndaj shpresoj të rikthehet sërish në nivelet e tij më të mira.
(Kosova Sot Online )