Lexoni edhe:
Në Kosovë do të mbahet kampionati i Lojës me Kapuça, interesimi është i jashtëzakonshëm
Zlatan Ibrahimovic po mendon përtej futbollit.
Futbollisti suedez e ka pranuar se një ditë mund t’i futet edhe fushës së aktrimit.
Sulmuesi shtatlartë së fundmi e ka dhënë një intervistë për “Radio 105”, ku ka folur për të ardhmen e tij.
Në Kosovë do të mbahet kampionati i Lojës me Kapuça, interesimi është i jashtëzakonshëmLexoni edhe:
“Unë besoj në gjithçka që bëj. Nuk e di për sa kohë do të luaj, por gjithmonë përpiqem të shkoj përtej kufijve të asaj që është e mundur. Pse të jesh normal kur mund të bëhesh më i fortë?”, tha reprezentuesi i Suedisë.
“Sa për të ardhmen, do të shohim. Unë jam i interesuar për disa gjëra, si ideja për t’u bërë aktor. Diçka që do të më japë adrenalinë. Por asgjë nuk krahasohet me futbollin”, shtoi 40-vjeçari.
“Kam shumë projekte, por për momentin jam i fokusuar që të vazhdoj të jem futbollist. Kur të kthehem [pas lëndimit], do ta ‘prish’ të gjithë stadiumin”, ka deklaruar Ibra.
Sulmuesi i Milanit është jashtë fushave që nga janari i këtij viti, teksa ende nuk dihet saktë se kur do të rikthehet për t’i ndihmuar “Rossonerëve”.
(Kosova Sot Online)