Manchester United bën ofertën e parë për Akanjin

  • A.P /
  • 04 March 2022 - 20:03
Manchester United bën ofertën e parë për Akanjin

Manchester United është duke synuar që të përforcohet sërish në vijën e mbrojtjes, teksa raportohet se ka shprehur interesim për Manuel Akanjin.

Gjiganti anglez thuhet se tashmë ka dërguar ofertën e parë drejt Borussia Dortmundit për reprezentuesin e Zvicrës.

Sipas “Sport Bild”, “Djajtë e Kuq” kanë ofruar 30 milionë euro për qendër mbrojtësin, keshtu besohet se 26-vjeçarit i kanë ofruar kontratë katër vjeçare, me pagë vjetore prej 15 milionë eurove.

Ndërkaq, Akanji së fundmi ka refuzuar ofertën e Dortmundit për rinovim të kontratës.

Kontrata aktuale e Manuel Akanjit me klubin gjerman skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm. 

(Kosova Sot Online)