Guardiola e komenton humbjen 4:0 të Realit ndaj Barcelonës
Pep Guardiola theksoi arsyet e humbjes 4-0 të Real Madridit ndaj Barcelonës në mars, duke deklaruar se mungesa e Karim Benzema dhe eksperimentet taktike nga trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, luajtën një rol të madh në humbje.
Meqenëse Benzema mungoi për shkak të një dëmtimi, Ancelotti zgjodhi të niste me Luka Modric si 9 fals, ndërsa Toni Kroos u pozicionua gjithashtu më lart në fushë për të shtypur mbrojtësit e Barcelonës.
“Kam parë vetëm pikat kryesore, nuk e kam parë ndeshjen e plotë në detaje”, tha Guardiola për shtypin, kur u pyet nëse ai mund ta përdorte atë lojë për të gjetur hapësira në mbrojtjen e Real Madridit.
(Kosova Sot Online)