Ten Hag insiston se Ronaldo do të mbetet te Manchesteri, thotë se portugezi edhe mund ta vazhdojë kontratën
Erik ten Hag ka përsëritur se Cristiano Ronaldo është pjesë e planeve të tij. Ai gjithashtu tha se sulmuesi portugez mund të vazhdojë kontratën e tij.
Trajneri i Manchester Unitedit ka përjashtuar mundësinë e largimit të Ronaldos këtë verë, pavarësisht se lojtari besohet se e ka kërkuar largimin.
Ten Hag tha se po planifikon ta ketë 37-vjeçarin në skuadrën e tij sezonin e ardhshëm. Kur u pyet nëse ai mund të qëndrojë në klub përtej kontratës, holandezi tha se kjo është një mundësi.
“Jam i informuar mirë. Ai gjithashtu ka një opsion [për të zgjatur kontratën e tij deri në 2024]”, tha 52-vjeçari.
(Kosova Sot Online)