Lexoni edhe:
Fluturon çmimi për biletat e ndeshjes së sontme Kosova Zvicra, deri në në 500 tregun e zi
Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen ndaj Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 20:45, transmeton "Kosova Sot Online ".
Si para çdo ndeshje tjetër, nga faqja zyrtare e Zvicrës në “Twitter” është bërë një paralajmërim për përballjen me “Dardanët”.
Në videon e publikuar janë shfaqur edhe dy futbollistët nga Kosova, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.
Në fundin e kësaj video thuhet: “Të uritur për 3 pikët”. Kujtojmë se sonte do të jetë përballja e parë zyrtare mes Kosovës dhe Zvicrës.
Kosova është e pesta dhe e parafundit në Grupin I me 3 pikë, aq sa ka edhe Bjellorusia një pozitë më lartë.
Në këtë grup prin Zvicra me 10 pikë, e ndjekur nga Rumania me 8 sosh. Izraeli është i treti me 7 pikë. Andorra është e fundit me vetëm 1 pikë.
Get hyped like Yvon does 🔥
— 🇨🇭 Nati (@nati_sfv_asf) September 9, 2023
🇽🇰 🆚 🇨🇭
🕘 20:45
📺 SRF 2, RTS 2, RSI La 2#natimiteuch #lanatiavecvous #lanaticonvoi pic.twitter.com/xKAp61GvwK
(Kosova Sot Online )