Lexoni edhe:
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantë
Komiteti Disiplinor i FIFA-s, përmes një raporti të krijuar në bazë të asaj që ndodhi gjatë finales së Kupës së Botës për femra, pohon se Luis Rubiales i ka shkaktuar “dëm të pariparueshëm botës së futbollit” me këtë precedent, transmeton "Kosova Sot Online".
Më tej, organi më i lartë i futbollit thekson se ish-presidenti i RFEF-it “ka dëmtuar shumë imazhin, reputacionin dhe integritetin e futbollit”.
Gazeta El Mundo ka pasur qasje në këtë dokument, i përdorur për të pezulluar ish-presidentin nga posti i presidencës së Federatën Spanjolle te Futbollit (RFEF).
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantëLexoni edhe:
Në këtë dokument, institucioni i kryesuar nga Gianni Infantino e konsideron të dënueshme edhe puthjen pa konsens me Jenni Hermoso dhe prekjen e organeve gjenitale të kryera në zonën presidenciale, përballë, mes personaliteteve të tjera, Dona Letizia dhe Princeshës Sofia.
Për FIFA-n është e pa tolerueshme “të ketë bërë presion ndaj lojtares dhe rrethit të saj për të dëshmuar në favor të saj” , pasi shpërtheu skandali pas zbarkimit të futbollistëve.
Për të gjitha këto arsye, FIFA e konsideron shumë të rëndësishme për të ardhmen që Rubiales të mos mund të ushtrojë më “pozitën mbizotëruese si president ndaj Hermosos dhe lojtarëve të tjerë si dhe ndaj punonjësve të RFEF-it”, fakt që është konfirmuar në disa raste si p.sh. në kërcënimin e Jenni Hermosos “me masa ligjore thjesht sepse ajo shprehu mendimin e saj për atë që ndodhi”.
(Kosova Sot Online )