Lexoni edhe:
BE-ja ka një lajm të keq për Kosovën: Masat do të vazhdojnë të mbeten akoma në fuqi
Vaclav Cerny ka folur në konferencë për mediat përpara ndeshjes kundër Shqipërisë, që do të zhvillohet nesër mbrëma, transmeton "Kosova Sot Online".
Lojtari çek ka besim se në Tiranë do të luhet një ndeshje krejtësisht ndryshe nga ajo në Pragë. Sulmuesi i Wolfsburgut u shpreh se e pret me padurim këtë sfidë dhe se me padurim po pret të luajë në një ambient të zjarrtë si ai në “Air Albania”.
BE-ja ka një lajm të keq për Kosovën: Masat do të vazhdojnë të mbeten akoma në fuqiLexoni edhe:
“Duhet të përmirësohemi shumë. Edhe pse kemi pak kohë për t’u përgatitur, kam besim se mund të luajmë. Besoj fort se do të jetë një lojë krejtësisht ndryshe nga ajo e shtatorit”, deklaroi futbollisti çek.
“Pritet një ambient i stuhishëm në “Air Albania”? Po na çmend dhe jam dakord me të. Ne kemi një grup të tillë që mjedisi i egër duhet të na bashkojë. Unë personalisht mezi po e pres me padurim. I gjithë ekipi po e pret me padurim”, ka thënë ndër të tjera Vaclav Cerny.
(Kosova Sot Online )