Lexoni edhe:
Xavi Simons – Talenti i mrekullueshëm që u arratis ‘falas’ nga Barcelona, po shkëlqen në Ligën e Kampionëve
Shtëpia e së dashurës së Neymarit ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e djeshme në San Paulo të Brazilit. Mediat e huaja shkruajnë se dy persona të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e Bruna Biancardit dhe kanë tentuar ta rrëmbejnë edhe foshnjën njëmuajshe të modeles dhe të futbollistit të njohur brazilian, transmeton "Kosova Sot Online".
Në shtëpi kanë qenë vetëm prindërit e modeles, të cilëve grabitësit u morën sende me vlerë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, përcjell Albeu. Ngjarja po hetohet si tentativë rrëmbimi, ndërsa dyshohet se 2 personat e armatosur janë ndihmuar nga një i tretë i cili ishte banor i zonës. Neymar aktualisht ndodhet në Arabinë Saudite pasi nënshkroi për Al-Hilal në gusht, por u lëndua dhe do të mungojë gjatë.
(Kosova Sot Online )