Kompany pasi mori drejtimin e Bayernit: Mezi pres të filloj

  • A.P /
  • 29 May 2024 - 19:18
Kompany pasi mori drejtimin e Bayernit: Mezi pres të filloj

Pasi u konfirmua se Thomas Tuchel nuk do të vazhdojë në krye të skuadrës, Bayern Munchen menjëherë u hodh në ‘gjah’ për trajnerin e ri.

Tashmë, klubi bavarez ka bërë zgjedhjen e tij, duke emëruar në krye të shtabit teknik trajnerin belg, Vincent Kompany.

Kompany, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Burnley, me të cilin ra nga Premier League, ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

E pasi u zyrtarizua, Kompany tha edhe fjalët e para si trajner i bavarezëve.

“Mezi pres sfidën në FC Bayern. Si trajner, duhet të qëndrosh për atë që je si person: Më pëlqen të posedoj topin, të jem krijues dhe gjithashtu duhet të jemi agresivë në fushë dhe të guximshëm. Tani po pres me padurim gjërat më themelore: të punoj me lojtarët, të ndërtoj një ekip. Kur themeli të jetë i vendosur, suksesi do të pasojë”, tha Kompany.

Kompany më herët gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe Anderlechtit si lojtar-trajner, teksa kishte qenë edhe asistent i Pep Guardiolas te Manchester City.

(Kosova Sot Online)