
Lexoni edhe:
Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim me qendër në Francë urë lidhëse me interes zhvillimor në mes të institucioneve të Kosovës dhe atyre franceze e zvicerane
Kombëtarja shqiptare po vijon me përgatitjet në Austri, teksa e gjithë skuadra është e plotë dhe e ka kryer seancën e radhës stërvitore. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se i gjithë grupi është stërvitur nën urdhrat e trajnerit Sylvinho dhe stafit teknik, transmeton "Kosova Sot Online ".
Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe në ndeshjen e të premtes ndaj Azerbajxhanit do të jenë të gatshëm edhe Berat Gjimshiti, Taulant Seferi, Amir Abrashi, Ylber Ramadani dhe Simon Simoni, të cilët u lanë pushim në ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit.
Kombëtarja vijon me përgatitjet intensive në kuadër të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”, ndërsa nesër mbrëma Shqipëria do ta zhvillojë edhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj Azerbajxhanit, në stadiumin “Haladás Sportkomplexum”, në orën 19:00. Ndërkohë sot nga ora 12:00, trajneri Sylvinho do ta mbajë konferencën për shtyp për të folur për këtë ndeshje. Me të në konferencë do të dalë edhe sulmuesi i krahut, Taulant Seferi.
(Kosova Sot Online )